Avokati personal i Trampit prezantoi plan paqeruajtës për Ukrainën

Avokati personal i presidentit amerikan Donald Tramp, Majkëll Koen prezantoi plan për paqe në Ukrainë, i përpiluar nga njerëzit, të cilët nuk janë diplomatë, shkruan gazeta amerikane “Nju-Jork Tajms”.

Sipas gazetës plani i është dorëzuar presidentit nga avokati i tij personal, i cili është njeri besnik dhe i cili punon për të që nga viti 2007.

Një javë para se këshilltari presidencial për siguri kombëtare Majkëll Flin do të shkarkohet, në kabinet në dorë i është dhënë një zarf i vulosur me atë plan, në të cilin është përfshirë edhe mënyra me të cilën Tramp mund ta zgjidhë shfuqizimin e sanksioneve kundër Rusisë.

Madje edhe pas daljes së Flinit nga ekipi presidencial për shkak të kontakteve të tij me ambasadorin rus në Uashington, plani paqeruajtës për Ukrainën dhe Rusinë mbetet së bashku me njerëzit, të cilët e lansuan, thekson gazeta.

Përveç Koenit, i cili është i martuar me ukrainase, këtu janë edhe Feliks Sejter, biznes partneri ruso-amerikan i Trampit, i cili që kohë më parë i mbështet kontaktet me Moskën, deputeti ukrainas Andrij Artomenko, i cili është kundërshtar i ashpër i presidentit Petro Poroshenko , dhe i cili ka mbledhur dosje të tërë për korruptimin e tij, si dhe ish shef i fushatës parazgjedhore të Trampit, Piol  Manafort, i njohur me lidhjet me lobin prorus në Ukrainë.

Ambasadori ukrainas në SHBA, Valerij Çali ka dërguar përgjigje me shkrim në pyetjet, të dhëna nga Nju-Jork Tajms”, në të cilat i hedh poshtë idetë e tilla, duke i quajtur “shkelje të ashpër të Kushtetues ukrainase”.

Nuk ka informacione nëse Shtëpia e Bardhë do të ndërmerr qëndrim serioz mbi propozimin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button