VMRO-ja e akuzon Zekirin se ka donuar 180.000 denarë për LSDM-në, ja çfarë thotë ai
Partia e Nikolla Gruevskit, VMRO-DPMNE sot akuzoi se deputeti i LSDM-së, Muhamed Zekiri ka dhuruar 180.000 denarë për fushatën e LSDM-së, njofton Portalb.mk.
“Prejse u bë politikan Zekiri në listën e tij anketuese paraqiti përtëritje edhe me xhip të ri dhe blerje të banesës së re. Gjithë këtë e arriti me pagë prej 500 euro të cilën Zaev ia dha që të mos mbetet pa denarë në rrugë, siç u lavdërua publikisht krimineli i aboluar”, thekson VMRO-DPMNE.
Nga ana tjetër, deputeti Zekiri, në një postim në “Facebook”, i është kundërpërgjigjur VMRO-DPMNE-së, duke thënë se e gjithë pasuria e tij është në disponim të LSDM-së.
“Kështu pra ta dini ju nga VMRO-DPMNE. Jo 180.000 denarë, por e tërë pasuria ime, gjegjësisht tërë pronën time e lë në disponim të LSDM-së, me qëllim që të fitojë drejtësia dhe kriminelët sikur ju, të japin përgjegjësi! Asgjë nuk do t’u shpëtojë nga përgjegjësia për nga keqbërjet e juaja ndaj qytetarëve të Maqedonisë që i keni bërë gjatë qeverisjes suaj”, shkruan Zekiri.
Përndryshe, Zekiri dje njoftoi se Antikorrupsioni, Policia Financiare dhe Krimi i Organizuar në kuadër të MPB-së, ka kryer bastisje me qëllim që siç tha ai “ta frikësojnë”. /Portalb