Tramp: Administrata ime punon si orë, mediat gënjejnë

Presidenti amerikan Donald Tramp, në konferencën për shtyp të tij të parë të pavarur në Shtëpinë e Bardhë, porositi se administrata e tij funksionon shkëlqyeshëm, por që mediat përhapin “rrëfime për kaos”.

“Administrata ime funksionon si duhet edhe krahas faktit se kam vështirësi me aprovim të zgjedhjes për anëtarë të kabinetit”, tha Tramp, transmetuan mediat amerikane.

Ai, megjithatë, theksoi se, kur do ta kyçë televizorin ose kur do t’i hapë gazetat, shikon “rrëfime për kaos”, ndërsa e vërteta është “pikërisht e kundërta”.

Tramp i kritikoi mediat amerikane si të pandershme, duke shtuar se ato shërbejnë për interesat speciale dhe të njerëzve të cilët kanë dobi nga ajo që e quajti “rrënim të dukshëm të sistemit”, transmetuan mediat franceze.

“Mediat u bënë aq të pandershme që, nëse për këtë nuk flasim, popullit amerikan i bëjmë shërbim të madh të keq”, tha presidenti amerikan.

Ai, gjithashtu, deklaroi se SHBA-ja po ballafaqohet me një sërë problemesh në shtëpi dhe jashtë kufijve, duke theksuar se ka trashëguar “rrëmujë të përgjithshme”.

Sipas tij, bizneset “skadojnë” nga SHBA-ja në Meksikë dhe vendet e tjera, ndërsa jostabilitet të madh ka në rajonet tejdetare.

“Të jem i sinqertë, trashëgova rrëmujë të vërtetë, në shtëpi dhe jashtë kufirit”, theksoi Tramp.

Në konferencën për shtyp në Shtëpinë e Bardhë, Tramp paralajmëroi se javën e ardhshme do të japë dekret të ri ekzekutiv për imigrimin.

“Do të japim dekret të ri dhe gjithëpërfshirës me qëllim që të mbrohet populli ynë”, porositi Tramp.

Pohimet se anëtarë të ekipit të tij parazgjedhor disa herë kanë qenë në kontakt me përfaqësuesit rusë, Tramp i karakterizoi si “lajme të rrejshme”.

“Ata për këta nuk dinë asgjë. Nuk kanë qenë në Rusi. Asnjëherë nuk janë lajmëruar në Rusi. Asnjëherë nuk kanë pranuar thirrje nga Rusia. Gjithë ato janë lajme të rrejshme”, theksoi Tramp.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button