Shilegov: Ministri i VMRO-DPMNE-së të sqarojë se pse u takua me kongresistin që u deklarua për ndarje të Maqedonisë

VMRO-DPMNE duhet të deklarohet se pse ministri i saj u takua me Dana Rohrabaker, i cili para disa ditësh u shpreh për ndarje të Maqedonisë. Kështu shprehet Petre Shilegov, zëdhënës i Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

“Ministri i mbrojtës nga radhët e VMRO-DPMNE, duhet të tregojë se për çfarë u bisedua në takimin me Dana Rohrabaker dhe se sa ai takim është në rrjedhojë me deklaratën kontroverse të kongresistit amerikan për ndarje të Maqedonisë? Gjithashtu duhet të tregohet edhe me kë tjetër është takuar dhe a kanë qenë ato takime private apo zyrtare dhe kush i pagoi shpenzimet për këtë vizitë të ministrit të mbrojtjes në SHBA?”, tha Shilegov.

Krahas kësaj, LSDM nga qytetarët kërkon që të jenë të qetë, ngaqë nuk do të ketë ndarje të Maqedonisë.

“LSDM i këshillon qytetarët që të jenë të qetë. Maqedonia nuk do të ndahet. E vetmja që do të rrëzohet është sistemi kriminalo-korruptues të cilin e krijoi Nikolla Gruevski dhe se LSDM bartë ndryshime të cilat garantojnë stabilitet të Republikës së Maqedonisë”, shprehet Shilegov.

LEXO: Kongresmeni Rohrabacher: Të ndahet Maqedonia!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button