VMRO-DPMNE e ka dhënë godinën partiake nën hipotekë

VMRO-DPMNE disa ditë para zgjedhjeve ka marrë kredi prej 3 milionë euro nga Banka Komerciale dhe për këtë qëllim e ka dhënë si hipotekë selinë e re të partisë, godinën “Hristo Tatarçev”, publikon “Prizma”.

Siç shkruan në Gazetën Zyrtare, partia ka marrë “kredi kornizë rivolving”, që do të thotë se nuk është patjetër të merren të gjitha paratë prej 3 milionë euro përnjëherë.

Përveç pjesës së godinës, VMRO DPMNE në bankë ka lënë si hipotekë edhe pronë të tundshme dhe pajisje.

“Prizma” i është drejtuar partisë duke e pyetur përse i duhen këto të holla, sa vite do të kthej kredinë dhe nëse nën hipotekë e ka lënë tërë selinë, prej atje thanë se do të përgjigjen ditët në vijim.

Godinën në periudhën 2013/2015 e ndërtoi kompania ndërtimore “Beton” nga Shkupi në pronësi të Minço Jordanov, mbi pronën e Qendrës së Shkupit që është pronësi e partisë dhe ku gjenden selia e re e a.q “shtëpisë së verdhë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button