Janeva: PSP-ja nuk ndjek kriminelë të thjeshtë, por grup kriminelësh në krye të pushtetit

Gjykata duhet të kuptojë se PSP-ja nuk ndjek kriminel të thjeshtë, por e ndjek grupin e kriminelëve që ndodhet në krye të qeverisë dhe për atë gjykata duhet që ta kryej detyrën në mënyrë të ndërgjegjshme, të ndershme dhe profesionale kur bëhet fjalë për rastet e Prokurorisë speciale publike. Këtë sot e deklaroi prokurorja speciale publike Katica Janeva, e cila ishte e ftuar në prezantimin e hulumtimit në lidhje me paraburgimet në Maqedoni “Paraburgime të pabazë, implikime buxhetore dhe juridike”.

”Ne i arsyetojmë të gjitha arsyetimet për paraburgim, por siç e di opinioni, një numër i caktuar i gjykimeve  refuzohen në mënyrë të njëjtë edhe pse ne e ndjekim praktikën evropiane, për atë duhet të kërkohet paraburgim madje edhe masa për sigurimin e të dyshuarve. Ne jemi të kënaqur nga veprimet e gjykatës në lëndën tonë. Kur i dorëzojmë kërkesat për kërkim ose paraburgim çdo herë persona të caktuar, gjykatës i caktuar vendos për kërkesat tona”, tha Janeva.

Prokuroria special publike thaksoi se në këtë mënyrë gjykata “ mund ta keqpërdor detyrën e tij zyrtare dhe autorizimin kur bëhet fjalë për korrupsion të lartë nga ana e funksionerëve të lartë të qeverisë që e hulumton PSP-ja”.

“Ne si Prokurori speciale publike nuk ndjekim kriminel të thjeshtë, por e ndjekim  grupin e kriminelëve që ndodhet në krye të qeverisjes së Republikës së Maqedonisë dhe kjo duhet të kuptohet nga ana e gjykatës që paraqet qeverisje të tretë, e cila duhet që ta kryej detyrën e vetë në mënyrë të ndërgjegjshme, të ndershme dhe profesionale në lidhje me rrastet e PSP-së, që për fat të keq nuk është ashtu”- tha Janeva.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button