Lojtarët e Barcelonës “shpërthejnë” kundër trajnerit

E ardhmja e Luis Enrique është larg Barcelonës. Sipas spanjolles “COPE”, humbja e rëndë 4-0 që katalanasit pësuan ndaj PSG, ka bërë që trajneri i kampionëve të Spanjës të vulosë largimin në fund të sezonit, shkruan Top Channel, transmeton Portalb.mk

Gjithashtu, flitet për një marrëdhënie aspak të mirë mes tij dhe lojtarëve kryesorë të skuadrës. “COPE” thotë që “peshat e rënda” janë të zhgënjyer prej tij dhe e shohin të paaftë për të gjetur zgjidhje.

Barcelona, që është në prag të eliminimit nga Champions League, nuk po kalon moment të mirë as në kampionat. “Blaugrana”-t renditen të dytët, një pikë pas Realit të Madridit, por madrilenët kanë dy ndeshje më pak.

Djemtë e Luis Enrique kanë gabuar në 8 ndeshje nga 22 të luajtura. Humbën kundër Alaves e Celta dhe barazuan kundër Atletico Madrid, Malaga, Real Sociedad, Real Madrid, Villarreal e Betis.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button