Këtë fundjavë në Maqedoni pritet shi, ndërsa fundjavën e ardhshme edhe borë

Drejtoria për punë hidrometeorologjike deklaroi se deri të premten koha do të jetë kryesisht me diel dhe e ngrohtë, ndërsa gjatë fundjavës veçanërisht të dielën ka mundësi të ketë reshje të shiut, ndërsa në vendet malore edhe borë. Fundjavën e ardhshme, do të jetë më ftohtë me temperatura vetëm disa gradë mbi zero si dhe do të ketë reshje të shiut dhe borës.

Deri të premten do të mbizotërojë kryesisht kohë me diel dhe relativisht e nxehtë. Në më shumë vende temperatura maksimale do të kalojë mbi 10 gradë, ndërsa në jug do të arrijë edhe deri në 14 gradë.

Prej të premten, 17 shkurt, siç deklaroi Drejtoria për punë hidrometeorologjike, do të ketë vranësirë, ndërsa gjatë fundjavës dhe të hënën do të ketë kushte për shfaqje të mjegullës në mëngjes në disa lugina të caktuara  dhe do të ketë reshje të kohë pas kohshme të borës dhe shiut, ku më të shpeshta do të jenë të dielën.

Të hënën reshjet do të mbarojnë deri në fund të ditës por në vendet më të larta të perëndimit mund të paraqiten reshje të dobëta të borës.

Temperaturat e ditës në jug do të mbeten të larta,  në veri do të arrijnë deri 10 gradë.

Nga fundi i javës dhe gjatë kohës së vikendit prej 25 dhe 26 shkurt do të ketë kohë me shi, por reshjet së pari do të fillojnë si reshje të shiut, pastaj diku do të ketë edhe reshje të borës. Temperaturat në këtë periudhë gjatë ditës pritet që të jenë disa gradë mbi zero.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button