Luis Enrique deklarohet pas turpërimit nga PSG

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, ka deklaruar se ekipi i tij mori atë që tregoi në fushë në përballje me Paris Saint-Germainin në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, shkruan koha.net, përcjell Portalb.mk.

PSG fitoi me rezultat bindës 4 me 0 në ndeshjen e parë, duke dominuar në çdo aspekt ndaj katalonasve.

“Rezultati reflekton atë që ndodhi në fushë. Rivali ishte superior me dhe pa top. Ata fituan duelet, ishin më efikasë, nuk kam çfarë të them më shumë”, ka thënë pas ndeshjes trajneri i Barcelonës, transmeton Koha.net.

Takimi i kthimit zhvillohet më 8 mars në Camp Nou.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button