Janë gjendur pasardhësit e Leonardo da Vinci-t

Studiuesit italianë e kishin nisur kërkimin në vitin 1973 dhe, vitin e kaluar, ia dolën të gjenin pasardhësit e gjallë të Leonardo da Vinci-t. Ata kanë gjetur deri tani 35 anëtarë jo të drejtpërdrejtë të familjes së tij, përfshirë edhe artistin e njohur italian të filmit, operës dhe televizionit, Franco Zeffirelli, shkruan revistaclass, përcjell Portalb.mk.

Sipas The Guardian, faktin që Leonardo ka me të vërtetë të afërm të gjallë, e kanë zbuluar  historianët Alessandro Vezzosi dhe Agnese Sabato. Vezzosi, drejtor i muzeut Leonardo Da Vinci dhe Sabato, presidente e shoqatës ndërkombëtare Da Vinci, kanë thënë që e kanë bërë zbulimin pasi kanë studiuar dokumente në Itali, Francë dhe Spanjë.

Megjithatë mënyra e zakonshme e gjetjes së anëtarëve të familjes nëpërmjet përdorimit të kampionëve të ADN-së nuk ishte e mundur. Trupi i Da Vinci-t humbi në shekullin e 16-të gjatë luftërave fetare në vitin 1519. Në mungesë, historianët kërkuan mes dokumenteve të kishës, këshillit dhe pronave për të ndërtuar një pemë familjare dhe gjetën që, megjithëse nuk kishte fëmijë, vëllezërit dhe motrat e tij të shumtë, kishin. Vezzosi dhe Sabato gjetën pasardhësin e drejtpërdrejt të gjallë nga babai i Leonardo-s, një noter ligjor fiorentinas me emrin Ser Piero Da Vinci dhe kështu bënë zbulimin.

Ky konisderohet një hap i madh në të zbuluarit e jetës misterioze të artistit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button