Ministria ruse e Mbrojtjes mohoi se takimi për Sirinë në Astanë është shtyrë për një ditë

Ministria ruse e Mbrojtjes mohon se takimi për Sirinë në Astanë është shtyrë për një ditë, lajmëron TASS.

“Negociatat do të zbatohen, siç është planifikuar sot dhe nesër. Nuk ka kurrfarë pauza dhe shtyrje”, deklaroi një përfaqësues i lartë i Ministrisë ruse të Mbrojtjes.

Ai sqaroi se sot do të mbahen takimet e punës në format të dyfishtë, gjatë të cilave do të saktësohen pozitat, ndërsa nesër do të zbatohet seanca plenare me pjesëmarrje të të gjitha delegacioneve në të cilën mund të sillet deklarata përfundimtare.

Paraprakisht Ministria e Punëve të Jashtme e Kazakistanit, kumtoi se negociatat në Astanë që ishin paraparë për sot, janë shtyrë për nesër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button