VMRO-DPMNE: LSDM premton diçka që veçmë funksionon

VMRO-DPMNE në reagim të kumtesës së LSDM-së me të cilën paralajmëroi  projekte për përkrahje të sportit në arsim  vlerëson se LSDM-ja nuk ka nevojë të ofrojë dhe premtojë diçka që funksionon veçmë shumë vite përpara.

Sipas VMRO-DPMNE-së, në kohën e qeverisjes së LSDM-së kujdesi ndaj nxënësve dhe rritjes së tyre të drejtë  dhe zhvillimin përmes përkrahjes së sportit shkollor edhe ndaj kategorive të tjera të qytetarëve, ka qenë e pakënaqshme dhe për atë ajo parti  ka pasur humbje në 10 cikle të fundit zgjedhore. Gjendjet qëndron në reagim, janë ndërruar dukshëm në vitin 2006, kur Qeveria  e udhëhequr nga VMRO-DPMNE ka filluar të zbatojë strategji gjithëpërfshirëse për përkrahje të sportit shkollor dhe për kahëzim të drejtë të nxënësve.

Viteve të fundit, citon VMRO-DPMNE, Qeveria ka ndërtuar 98 salla sportive shkollore në shumë komuna madje edhe në vende ku paraprakisht  nuk kanë ekzistuar sallat,  ndërsa janë ndërtuar edhe shumë salla sportive multifunksionale, terrene të tenisit, futbollit dhe kënde për basketboll. LSDM-ja njëkohësisht nuk arriti të ndërtojë  asnjë objekt të llojit të tillë, ashtu që vlera e investimeve të tyre në këtë fushë  është e barabartë me zero”, thekson VMRO-DPMNE.

Partia, shton se në periudhën e fundit është rritur numri i orëve të edukatës fizike dhe aktiviteteve sportive,  nga 2 në 3 orë në javë, si dhe se me mundësinë ligjore për regjistrim të klubeve shkollore sportive shumë shkolla fillore dhe të mesme kanë  klube aktive të regjistruara të shumë sporteve dhe në to janë përfshirë  më shumë se 30.000 nxënës. E citon edhe projektin “Lojëra sportive” që realizohet nga viti 2010 përmes organizimit të garave sportive komunale, rajonale dhe shtetërore për nxënësit e arsimit fillor dhe të mesëm dhe për organizimin e kampit shkollor sportiv.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Sipas tij, kerkesat ne platforme partite politike shqiptare i kane artikuluar permes subjekteve te tyre politike dhe nuk jane dicka e re qe opinioni ne Maqedoni nuk ka njohuri. Zekiri nuk sheh asgje te keqe ne kete platforme, por thekson se VMRO-DPMNE e shfrytezoi kete platforme per te bere propagande dhe per te pasur alibi se po thyhet karakteri unitar i Maqedonise me kete platforme, sepse eshte nenshkruar ne nje shtet fqinj dhe nuk eshte produkt i brendshem, gje e cila per Zekirin nuk eshte e vertete.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button