Dy zhytës janë paguar për fontanat e “Shkupi 2014”, akuzoi Komuna Qendër

Rreth 8.4 milionë denarë është marrëveshja është vlera e dy marrëveshjeve të firmosura në vitin 2011 dhe 2012 nga ana e ish udhëheqësia e Komunës Qendër, e cila në atë kohë ka qenë e udhëhequr nga VMRO-DPMNE për largim të zogjve dhe ruajtjen e përmendoreve të Shkupi 2013, njoftuan nga Komuna Qendër, transmeton Portalb.mk.

“Dy ndërmarrjet e zgjedhura “Lupus” SHPK Shkup, e cila ka pasur lidhje me ish truprojën e Nikolla Gruevskit, Dejan Mitrevski 0 Urko dhe “MDN Sigurim” SHPK Shkup, kanë qenë të regjistruar në të njëjtën adresë – rruga “Cërniçe” numër 20, por me emër dhe pronarë të ndryshëm”, njoftojnë nga Komuna Qendër.

Ashtu siç u tregua në seancën për pyetje këshilluese, për 135.685 euro janë ruajtur fontanat dhe përmendoret e projektit kontrovers “Shkupi 2014”. 88.000 denarë në muaj Komuna Qendër ka paguajtur për patrullë për mbikëqyrje të sheshit “Makedonija”. Sipas marrëveshjes, gjithashtu vlen edhe kontrolli i lokacioneve “Park Zhena Borec” dhe “Karposhovo Vostanie”.

Para janë siguruar dhe paguar madje edhe për përmendore, që ashtu siç qëndron në marrëveshje, ende pa u vendosur, siç është ura “Syri”, përmendoret e Nexhat Agoli, Dimitriev Berovski, Hristo Uzunov, Pavell Shatev, Josif Bageri dhe të tjera”.

Sipas udhëheqësisë së kryetarit të tanishëm të Komunës Qendër, Andrej Zhernovski, disa mijëra euro është paguar edhe për vendosjen e fishkëllyeseve për largim të zogjve nga përmendoret, ndërkaq për pastrimin e fontanave janë angazhuar edhe dy zhytës me pajisje të plotë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button