LSDM: Çdo ditë sport në shkolla

LSDM-ja sot njoftoi se do ta realizojë projektin “Çdo ditë sport” me të cilin do të vendoset mundësi që nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme çdo ditë të kenë aktivitete sportive.

Në kumtesën e LSDM-së theksohet se projektin do ta zbatojnë në gjashtë muajt e parë të qeverisë së re dhe se do t’u mundësojnë fëmijëve çdo ditë të bëjnë ndonjë sport sipas dëshirës së tyre.

“Do ta kthejmë sportin në shkolla me krijimin e sistemeve sportive me të cilin do të fillohet me gara dhe aktivitete, nga gara klasore dhe ndërklasore nëpër shkolla, duke përfunduar me sistem kombëtar të garave, me pjesëmarrjen e fituesve shkollor dhe reprezentacioneve nga çdo komunë në të gjitha nivelet e arsimit”, thuhet në kumtesë.

Me vendosjen e modelit të vërtetë të sportit shkollor, siç thekson LSDM-ja, do të rritet numri i nxënësve të cilët bëjnë sport nga 5.000 të tanishmet në 50.000 nxënës në arsimin fillor dhe të mesëm.

“Në këtë mënyrë prindërit do të lirohen nga shpenzimet të cilat duhet t’i paguajnë për aktivitete sportive shtesë fëmijëve të tyre. Nxënësit nuk do ta harxhojnë kohën e lirë të tyre pas orëve, sepse çdo ditë do të bëjnë sport në shkollat e tyre”, thekson LSDM-ja.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button