LR-PDSH: Dy milionë gënjeshtra për Spitalin Klinik në Tetovë

Departamenti i Shëndetësisë pranë partisë, Aleanca për Shqiptarët kërkon urgjentisht të ndërpritet procesi i tenderimit eventual për Spitalin Klinik në Tetovë, pasi që sipas tyre, këto janë “lojëra të ndyra me prapavijë të ulët” ndërsa kërkon që investimet e ardhshme në Tetovë të bëhen nga një ekip i ardhshëm profesional.

“Deputeti me mandat të verifikuar dhe ish-ministri i shëndetësisë në qeverinë teknike, Todorov paralajmëron investime qindra-milionëshe në kohë pa kohë, e kësaj radhe për “habi” ja nisi prej Spitalit Klinik në Tetovë.
Jo më pak e jo më shumë, dy milionë euro do të investoen në këtë qendër të rëndësishme shëndetësore që ofron shërbime shëndetësore për mbi 250 mijë banorë. Këto janë dy milionë gënjeshtra të dëgjuara qindra herë nga ekipi më i dobët menaxhues i këtij resori shumë të ndjeshëm, sidomos për institucionet ku gravitojnë shqiptarët. “ thonë nga Departamenti i Shëndetësisë të LR-PDSH.

Sipas kësaj partie politike, kriza e stërzgjatur politike në Maqedoni ka ndikim negativ në funksionimin normal të shtetit duke mos përjashtuar shëndetësinë.

“Kushtetuta dhe rregulloret e dala prej saj u treguan të pamjaftueshme dhe lë hapësirë për manovrime dhe keqpërdorime për poenë të ultë politike. Viktimë e pashmangshme është edhe resori i shëndetësisë. Ditët e fundit jemi dëshmitar për këtë fenomen. Sipas ekspertëve, tenderët e fundit në shëndetësi janë legale por jo legjitime duke pasur parasysh gjendjen aktuale në vend andaj çdo lojë e këtillë politike me prapavijë të ulët duhet të ndërpritet” thonë nga Departamenti i Shëndetësisë të LR-PDSH.

LEXO: Todorov premton tendera me vlerë 33 milionë euro për spitalet duke filluar nga Tetova

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button