UNSH fillon me projektin “debat mes shkollave të mesme”

Unioni i Nxënësve Shqiptarë -Shkup , më 18 shkurt 2017, fillon projektin e ri : “Debat mes shkollave të mesme”. Në këtë debat do të marrin pjesë të gjitha shkollat e mesme të Shkupit, me ekipe me nga katër nxënës. Pjesmarrjen e kanë konfirmuar ekipet e shkollave të mesme:

SH.M.Q.SH   “ZEF LUSH MARKU”

SH.M.QSH    “ARSENI JOVKOV”

SH.M.Q.SH   “PANCE KARAGJOZOV”

SH.M.Q.SH   “MARIJA KIRI SKLODOVSKA”

SH.M.Q.SH   “ZDRAVKO CVETOVSKI (GUC)”

SH.M.Q.SH   “VLLADO TASEVSKI (ASUC)”

SH.M.Q.SH   “SARAJ”

Nga këto shkolla do të formohen grupet që do të debatojnë për tema mbi çështjen e edukimit, arsimit etj.

Projekti do të fillojë me trajnimin në lidhje me rregullat e debatit, përpilimin e argumenteve dhe gjëra të tjera që kanë lidhje pikërisht me rregullat e debatit, me ligjërues Resul Neziri.

Faza e dytë do të jetë, krijimi i një tryeze të përbashkët, në të cilën nxënësit do të flasin për tema të caktuara të ndarë në grupe.

Faza e tretë do të zgjas dy ditë. Kjo është edhe faza e eleminimeve fillestare, pas të cilave vijnë fazat më tgë rëndësishme që janë faza gjysëmfinale dhe ajo finale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button