Opozita kosovare kanoset me gaz lotsjellës nëse votohet Demarkacioni dhe Asociacioni në Parlament

Partitë opozitare në Kosovë paralajmërojnë rezistencë të fortë për të mos lejuar kalimin në Kuvend të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, si dhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe.

Ato thonë se nëse këto marrëveshje sillen në Kuvend do të rikthehet edhe gazi lotsjellës, shkruan gazeta “Zeri”.

Megjithatë, partnerët e koalicionit qeverisës këmbëngulin se këto marrëveshje do të miratohen në Kuvend.

Këshilltari i kryeministrit Isa Mustafa, Bajram Gecaj, ka deklaruar për gazetën se Kosova e ka për obligim ta themelojë Asociacionin.

“Ne e kemi obligim ligjor themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumice Serbe. Prandaj do të themelohet në harmoni me ligjin e vitit 2013 dhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Gecaj.

Ai shpreson “se opozita është mbushur mend dhe nuk do t’i kthehet metodave primitive të politikëbërjes”.

“Të shpresojmë se janë mbushur mend e nuk do t’i kthehen metodave të tilla primitive”, ka deklaruar Gecaj.

Ndryshe, nëse marrëveshja për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi nuk ratifikohet nga Parlamenti i Kosovës deri në fund të këtij muaji, Kosova nuk do të ketë liberalizim vizash që qytetarët e saj të udhëtojnë drejt BE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button