Bejta: Qytetarët presin sa më shpejtë të formohet qeveria e re

Qytetarët presin që sa më shpejt vendi të del nga kriza dhe të formohet qeveri që do të jetë e pranueshme për shumicën e qytetarëve, kështu u shpreh sot Nevzat Bejta në takim me ambasadorin e Republikës së Francës në Maqedoni, z. Kristian Timonier, në zyrat e Komunës së Gostivarit, njofton Portalb.mk.

 

“Biseduam edhe për situatën në vend. Dhashë mendimin tim nga këndvështrimi i mendimit të shumicës së qytetarëve. Qytetarët presin që sa më shpejt vendi të del nga kriza dhe të formohet qeveri që do të jetë e pranueshme për shumicën e qytetarëve. Me pranimin e asaj qeverie, në vendin tonë do të forcohet demokracia, liria, barazia dhe drejtësia në mesin e gjithë qytetarëve pa marrë para sysh se kujt komuniteti i takon”, përfundoi kryetar Nevzat Bejta.

Ndërkaq, ambasadori Timonier vuri në dukje që Franca është përkrah Republikës së Maqedonisë dhe përkrah gjitha proceset në drejtim të zhvillimit të demokracisë dhe inkuadrimit në Unionin Evropian.

“Kemi nevojë për bashkëbisedues shumë të shpejt. Evropa po kalon momente tejet të vështira, dhe besojmë që Maqedonia do të mund të ndihmonte në këtë drejtim, jo duke shtuar një krizë politike që tashmë e keni. Urojmë që vendi juaj të jetë stabil dhe të avancohet në drejtim të vendosjes së vlerave të demokracisë. Me kryetarin jemi me profesion historian dhe hapëm një perspektivë jashtëzakonisht të gjerë. Historia ashtu siç e potencoi edhe kryetari, ka gjerë tejet relative. Ajo ka të bëje me humbjen e klanit në favor të qytetarëve. Ne si qytetarë francez do të dëshironim që kjo të ndodhe. Shpresojmë që Maqedonia të bëhet shtet i qytetarëve dhe të përkrah vlerat të cilat janë të përbashkëta”, tha Timonier, duke shtuar që me rëndësi është që të mbizotëron paqja dhe të mos ketë konfrontime, sepse në të kundërtën të gjithë do të humbnin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button