Ahmeti i dërgon telegram urimi presidentit të ri gjerman Frank-Ualter Shtajnmaer

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti i dërgoi telegram urimi presidentit të sapozgjedhur gjerman Frank-Ualter Shtajnmaer.

“Kam kënaqësinë që në emër të të gjithë neve pranë Bashkimit Demokratik për Integrim të shpreh urimet tona më të sinqerta për sukses Presidentit te ri të Republikës Federale të Gjermanisë, z.Frank-Walter Steinmeier”, citohet në urim.

Në këtë urim Ahmeti shpreh edhe mirënjohjen e thellë për mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë ndaj paqes dhe stabilitetit në Maqedoni dhe rajon dhe në veçanti për kontributin e Gjermanisë ndaj kapërcimit të krizës politike në vend.

“Jam i bindur se kjo miqësi dhe ky bashkëpunim do të forcohen edhe më tej”, shprehet Ahmeti në urimin e tij me dëshirën për sukses dhe konsideratën e lartë për presidentin Shtajnamer.

LEXO: Gjermani: U zgjodh presidenti i ri

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button