VMRO DPMNE: Shilegov është Radmila Sheqerinska e re

Milioneri Petre Shilegov në fushatën zgjedhore të LSDM-së ka dhuruar 60.000 denarë apo trefish më pak se paratë që partisë në mënyrë dashamirës ia kanë dhënë studentja e papunës Ivana Tufekgjiq dhe mercenari sorosoid Pavle Bogoevski, thuhet në kumtesën e VMRO DPMNE-së, njofton Portalb.mk.

Në të thuhet se “Shilegov, për dallim nga Tufekgjiq dhe Bogoevski të cilët më shumë kohë kanë kaluar duke punuar për LSDM-në në terren, ka pasur më shumë kohë të fitoj për vete”.

“Për dy vite, sipas të dhënave publike, ka arritur të fitoj madje 200 mijë euro, duke blerë tre banesa për 2 vite. Sipas treguesve, Shilegov është Radmila Sheqerinska e re, e cila është e njohur për faktin se i jep vetes banesa me qira për 5000 euro”, thuhet në njoftimin e VMRO DPMNE-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button