Era Istrefi zbulon datën… s’mund të bënte zgjedhje më të mirë

Pas më shumë se një viti kur Era Istrefi publikoi hitin “Bonbon”, më në fund, gjithçka ka gati për këngën e re. Pyetja “Kur do të vijë kënga tjetër?” ka qenë në krye të listës nga fansat e Erës, ndaj edhe ajo ka vendosur të mos i lërë të presin më gjatë. Vonesat në xhirime, koncertet, projektet apo kontratat e reja që i kanë marrë Erës kohën e tyre, i kanë dhënë lirinë që ajo, më në fund, të ketë një datë.

Pak minuta më parë, artistja nga Kosova ka postuar një foto në Instagramin e saj, përmes së cilës lajmëron se mbeten vetëm disa ditë nga publikimi i videos së re. “Shkurt 017” – shkruan Era në krah të fotos së studios muzikore dhe me këtë na ka lënë të kuptojmë se do të jetë pikërisht data historike e Kosovës e zgjedhura, jo pa qëllim, edhe e publikimit të këngës. Dita e Pavarësisë së Kosovës do të shënojë njëherësh edhe një sukses të pritshëm të Erës, e cila, prej muajsh tanimë është nën kujdesin e producentëve ndërkombëtarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button