Mafia italiane në Siçili bie nën duart e policisë

Policia në Siçili ka konfiskuar katër kompani për përpunimin e ullinjve, tokës bujqësore, vila dhe prona të tjera për të cilat prokurorët pretendojnë se i përkasin perandorisë të biznesit të liderit të mafias italiane, i cili për më shumë se 20 vjet është në arrati, raporton Anadolu Agency (AA).

Asetet u konfiskuan të shtunën në pjesën perëndimore të ishullit, të cilat konsiderohen se bazë e fuqisë të Matteo Messina Denaro, e vlerësuar në 13 milionë euro.

Mafiozi i dënuar i Cosa Nostra-s është i arratisuri më i kërkuar në Itali. Prokurorët pretendojnë se biznesi me pemë ulliri dhe 108 pasuri të tjera, automjete dhe llogari bankare, si pronarë janë evidentuar bashkëpunëtorët, në mënyrë që të fshihet pronësia e vërtetë e të kërkuarit.

Lobi i fermerëve Coldiretti vlerëson se mafiozë të ndryshëm italianë fitojnë miliarda euro në vit nga bujqësia, me anë të kërcënimeve duke detyruar dyqanet për të shitur mocarelat ose produktet e tjera të tyre.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button