Francë, hetime kundër liderit radikal Jean-Marie Le Pen për shkak të racizmit

Kundër liderit radikal-djathtist të Frontit Kombëtar (FN) Jean-Marie Le Pen, ka nisur një hetim për shkak të racizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

“Dje kundër meje është nisur një hetim. Dëgjoni pra, sepse kam përdorur fjalën pjekje”, ka shkruar Le Pen në llogarinë e tij në Twitter.

Le Pen në vitin 2014 në një artikull të botuar në faqen zyrtare të Partisë franceze të Frontit Kombëtar shkroi “Herën tjetër do t’i pjekim”, me të cilën i referohej artistëve me prejardhje hebreje.

Parlamenti Evropian në tetor të vitit të kaluar në seancën e përgjithshme në Strasburg vendosi që Le Pen-it t’ia heqë imunitetin për “përhapje të urrejtjes racore”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button