LSDM përgatit materialet e shkruara për BDI-në, Ahmeti dhe Gruevski janë takuar në atmosferë tensionuese

Materialet e shkruara që Ali Ahmeti i kërkon nga Zoran Zaevi janë gati dhe së shpejti do të dorëzohen në BDI, thonë për Alsat-M burime në LSDM. Tani për tani, nuk specifikohet përmbajtja e tyre.

Socialdemokratët besojnë se java e ardhshme do të jetë vendimtare për partinë e Ahmetit – pasi presin që t’i sigurojnë nënshkrimet e nevojshme të deputetëve për të marr mandatin për të formuar qeverinë. Paralelisht, grupet punuese të të dyja partive diskutojnë për detajet.

Burime nga BDI për Alsat – M thonë se pavarësisht mesazheve kërcënuese të Gruevskit ndaj Ahmetit, ata kanë zhvilluar sërish takim ditët e fundit. Takimi, sipas informacioneve të Alsat M, nuk ka kaluar në atmosferë të relaksuar.

Njëri krah i BDI-së, ende përpiqet që të nxjerrë hapa në favor të bashkëpunimit me VMRO DPMNE-në, të cilët të paktën do të çonin në zvarritje të procesit, diçka që edhe vetë Ahmeti e paralajmëroi me përmendjen e skenarit belg – një situatë në të cilën vendi dy vjet nuk kishte qeveri.
Megjithatë, burime për Alsat-M thanë se kjo nuk do të shkojë aq lehtë, për shkak se po rritet presioni i shumicës së anëtarëve të cilët mendojnë se nënshkrimet duhet t’i jepen LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button