Maradona bëhet ambasador i FIFA-s

Argjentinasi Diego Armando Maradona (56), të cilin shumë persona e konsiderojnë si një nga më të mirët e të gjitha kohërave, do të bëhet ambasador i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), raporton Anadolu Agency (AA).

Nga FIFA bënë të ditur se Maradona do të ketë rol vendimtar në promovimin e aktiviteteve të FIFA-s në mbarë botën, ndërsa do të jetë edhe pjesë e ekipit Legends të tij.

Gjithashtu shtohet se argjentinasi do të përfshihet në projekte të rëndësishme zhvillimore. Këtë lajm e konfirmoi edhe Maradona përmes rrjetit social, duke shkruar: “Tani është zyrtare. Përfundimisht, do të plotësohet një nga ëndrrat e jetës, do të punoj me FIFA-n transparente dhe të pastër, me njerëz që e duan futbollin. Falënderimit të gjithëve që më përkrahën për t’u përballuar me këto sfida të reja”.

Ai ishte kritikues i ashpër i Sepp Blatter-it, ish-presidentit të FIFA-s, i cili u pezullua për shkak të shkeljeve të parimit etik. Maradona gjatë karrierës së tij me Argjentinën në vitin 1986 fitoi titullin e kampionit botëror.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button