Erdogani e ratifikoi propozim ligjin për zgjerimin e fuqisë së tij

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan e ratifikoi propozim-ligjin për ndryshime kushtetuese, që e hapin rrugën për mbajtjen e referendumit në prill, lajmëroi televizioni turk “Si-En-En-Turk”.

Parlamenti turk më 21 janar miratoi pako-amendamente, që nëse miratohet në votimin gjithëpopullor, do të çojë deri në ndryshime dramatike në sistemin politik të Turqisë.

Pakoja që gjithsej përmban 18 anëtarë, “do të lejë në duart” e presidentit, autorizime të gjera ekzekutive.

Pasi teksti do të publikohet në Gazetën zyrtare turke, do të fillojë të vijojë afati 60 ditor.

Në ditën e parë – e diel pas skadimit të afatit, do të mbahet referendumi për ndryshimet.

Zëvendëskryeministri turk Numan Kurtullmush deklaroi se referendumi me siguri do të mbahet më 16 prill.

“Besoj se (reformat) do të marrin numër të madh votash dhe ne do të përmbahemi drejt një modeli më të mirë të menaxhimit”, theksoi Kurtullmush.

Pakoja për ndryshime kushtetuese u miratua me votat e Partisë ekstreme djathtiste të lëvizjes nacionaliste të Devlet Bahçeli.

Dy forcat tjera opozitare janë kundër ndryshimeve, duke druajtur se ata do të japin shumë fuqi në duart e presidentit dhe do ta prishin parimin për ndarjen e pushtetit.

Presidenti Erdogan e mbron tezën se reformat do të çojnë deri në udhëheqje të fuqishme, që është e nevojshme që të pengohet kthimi i pushtetit të Qeverisë stabile të koalicionit nga e kaluara.

Fushata “për” dhe “kundër” ndryshimeve fillon me kushte kur mbështetësit e reformave kanë përparësi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button