Gruevski: Ai që e ka bindur BDI-në që të shkojë në atë rrugë, i ka bërë dëm

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, bashkë me anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të partisë, Nikolla Poposki dhe Nikolla Todorov, kanë kryer takim me ambasadoren e Francës në Shkup, Krisitjan Timonie, me kërkesë të ambasadores, njofton Portalb.mk.

Ambasada franceze ka theksuar se atë që e do për Maqedoninë është që të ketë stabilitet me qëllim që punët të shkojnë përpara dhe shteti të del nga kriza politike.

Nga  ana tjetër VMRO-DPMNE theksoi se ata janë përpjekur që të formojnë Qeveri, megjithatë, sipas tyre, te BDI-ja janë paraqitur disa çështje të cilat kanë penguar që të bëhet koalicion.

“E para është me korpusin që është e lidhur me çështjet nacionale, ku bën pjesë edhe Platforma e Shqiptarëve të cilën e propozuan dhe kërkuan ndryshim të ligjit për shfrytëzim të gjuhëve. E dyta ka të bëjë me sfidat e tyre lidhur me zgjedhjet e ardhshme lokale. Përskaj kësaj VMRO-DPMNE theksoi se në shtet ka shumë parti të cilat në shtetin tonë ka shumë parti të cilat kanë specifikë të kryesisht të ngjashme për shtetet tjera në botë, a ajo është që ata presin mendime nga ndonjë faktor i jashtëm”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.

Nga partia e Gruevskit thuhet se ofrimi i Platformës Shqiptare është një përpjekje që të fillojnë përsëri bisedimet për Marrëveshjen Kornizë të Ohrit, transmeton Portalb.

“Nëse përsëri bisedojmë  për të njëjtën çështje atëherë të gjitha palët do të hapin kërkesa të reja në tavolinë dhe atëherë do të hapet kutia e pandorës. Vlerësojmë se procesi i tillë mund të na dërgojë në drejtim të gabuar pasi që edhe pakicat tjera në shtet mund të ofrojnë platforma  pasi që këtë që BDI dhe partitë tjera shqiptare e krijuan, në disa shtete tjera është vetëm për shqiptarët. Në fund, mundet edhe shumica kombëtare, saktësisht maqedonasja, të formojë platformë të saj dhe ta jep si parakusht që në të ardhmen të jetë arsye për probleme të reja dhe rigrupime. Vlerësojmë se ai që e ka bindur BDI-në që të shkojë në atë rrugë i ka bërë dëm”, theksojnë nga VMRO-DPMNE.

Përfaqësuesit e VMRO-DPMNE-së gjithashtu kanë folur edhe për shfrytëzimin e gjuhëve në Maqedoni.

“Me BDI-në jemi pajtuar që të bisedojmë për përmirësim eventual lidhur me komunat ku janë mbi 20% nga ndonjë komunitet tjetër nga shumica, gjatë së cilës pati zhvillim të ideve, të cilat ishin në dobi edhe për shqiptarët, por edhe për komunitetet tjera të komunave ku janë mbi 20%. Për VMRO-DPMNE-në janë shumë të rëndësishëm shqiptarët, por njëkohësisht janë shumë të rëndësishëm edhe turqit, romët, serbët, boshnjakët, vllahët dhe të tjerët, detyrë e jona është që t’i mbrojmë të gjithë”, thonë nga VMRO-DPMNE.

Insistimi i BDI-së ishte që të ketë dygjuhësi në të gjithë Maqedoninë, shtojnë më tej nga VMRO-DPMNE.

“Vlerësojmë se nuk është në pajtueshmëri me Kushtetutën dhe nuk ka logjikë me realitetin në terren që të ketë dygjuhësi në tërë Maqedoninë”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button