Policia shqiptare dhe italiane sekuestroi 1 ton hashash

Gjatë një tjetër operacioni të përbashkët antidrogë mes policisë shqiptare dhe asaj Italiane u ndalua një gomone me 1 ton lëndë narkotike e llojit kanabis sativa, njofton TCH.

Gomonia, rreth 8 metra e gjatë, drejtohej nga dy shqiptarët me inicialet A.Dh. vjeç 51 dhe E. A. vjeç 25, të cilët u ndaluan dhe u arrestuan nga Reparti Operativ Aerodetar i “Guardia di Finanza” i Barit me mbështetjen e një avioni të agjencisë europiane për sigurimin e kufijve “Frontex”, e cila ishte sinjalizuar nga policia shqiptare.

Vazhdojnë hetimet në Shqipëri dhe Itali për kapjen e autorëve të tjerë të përfshirë në trafikun e lëndëve narkotike.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button