Basha: Më 18 shkurt nis ndryshimi, zgjedhjet nuk i dikton krimi por qytetarët

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha i ftoi banorët e Fierit të bashkohen në protestën e 18 shkurtit kundër qeverisë.

Basha tha se protestat e opozitës nuk do të ndalen deri në plotësimin e kushteve të saj për votim, numërim dhe identifikim biometrik në zgjedhjet e 18 qershorit, si e vetmja garanci për një proces të ndershëm elektoral.
Lulzim Basha, kryetar i PD: Kjo lëvizje qytetare nuk do të ndalojë derisa të sigurojë zgjedhje të lira dhe të ndershme, ose përmes paketës që kemi propozuar ne, përfshirë votimin elektronik, ose përmes marrjes në dorë të fateve të vendit nga vetë qytetarët, transmeton Opinion.

Kryeministrin e akuzoi për lidhje me krimin ndërsa foli për një skenar për vjedhjen e zgjedhjeve.

Lulzim Basha, kryetar i PD: Prandaj mban Elvis Rroshin kryetar bashkie. Prandaj mban Saimir Tahirin ministër të Brendshëm, njeriun që e kanë treguar me gisht të gjithë partnerët tanë, si një kokat e krimit të organizuar, si njeriu përgjegjës për shndërrimin e Shqipërisë në një hambar droge. Sepse këta i duhen për të vjedhur zgjedhjet e ardhshme.

Thirrjes për tu bashkuar në protesta Basha ia adresoi edhe banorëve të Zharrësit, të cilët ndodhen në grevë urie. Ai premtoi se do t’i mbështesë kërkesat e tyre, ndërsa akuzoi kreun e qeverisë se i ka braktisur ata.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button