Tahiri: Drejtësia për gratë e dhunuara po vonohet

Ministrja për Dialog, Edita Tahiri, ka thënë se drejtësia për gratë e dhunuara gjatë luftës në Kosovë po vonohet.

Në një takim që Tahiri ka pasur me kryetarin e Këshillit të Europës, Nils Muiznieks, ka deklaruar po ashtu edhe çështja e të pagjeturve po ashtu po vonohet dhe se OKB-ja nuk i ka marrë me seriozitet peticionet e qytetarëve të Kosovës lidhur me luftën e fundit, transmeton Gazeta Blic.

Ministrja Tahiri theksoi se ajo ka iniciuar peticionin për të kërkuar drejtësi ndërkombëtare për gratë e dhunuara gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe se pret që OKB të veproj duke zbatuar rezolutat e saj, të cilat nuk duhet të mbeten vetëm në fjalë e kampanja.
Kurse nga ana e tij komisioneri Muiznieks, ka shtuar se Këshilli i Europës është i gatshëm të ndihmojë Kosovën në zhvillimin e fushave në aspektin ekonomik, arsimor, të drejtësisë tranzicionale duke thënë se Kosova ka shënuar progres në zhvillimin e vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button