Maqedoni, lulëzon vjedhja nga kartelat

Parashikimet për sigurinë tregojnë se edhe këtë vitë të hollat do të mbesin motivi kryesor për të kryer forma të ndryshme të krimit kibernetik dhe kjo u vërtetua në muajin e parë të këtij viti, shkruan gazeta KOHA. Vetëm në Maqedoni janë parashtruar disa kallëzime penale për raste ku kriminelët e dyshuar kanë vjedhur disa milionë denarë. E ngjashme është situata në vendet e rajonit si dhe në Evropë, ku janë zbatuar apo finalizuar disa hetime ndërkombëtare për grupet e krimit të organizuar. Subjekt i shumicës prej këtyre krimeve kibernetike ka qenë tërheqja e parave nga llogaritë bankare duke përdorur të dhëna të rreme dhe të vjedhura.

Llogari bankare të rreme

MPB informoi dhjetë ditë më parë edhe për një rast më serioz në vend. Gjithashtu, për përpunim dhe përdorim të kartelave të rreme është dyshuar një 37 vjeçar, shtetas bullgar. Ai gjatë janarit është furnizuar me të dhëna bankare prej kartelave që përdoren nga posedues të tjerë dhe me to ka kryer transaksione të paligjshme në shumë prej 384 mijë denarëve. Ka rezervuar edhe hotel në Shkup, prej ku edhe është arrestuar. Dyshimet për transakcione të paligjshme i kanë vërejtur në bankë, prej ku edhe kanë lajmëruar policinë. Siç kumtoi policia, ai ka deklaruar se qëndrimin në hotel ja ka paguar një firmë nga Australia, për të cilën ka thënë se është duke punuar. Ai gjithashtu para policisë ka thënë se nuk din asgjë në lidhje me pagesën dhe se nuk ka asnjë lidhje me kartelat e falsifikuara. Megjithatë, sipas informatave të policisë, gjatë qëndrimit të tij në Shkup, ai ka qenë në disa vende në qendër të qytetit dhe në Aeroportin e Shkupit, për të rezervuar biletë për në Dubai.

Sa i përket rasteve të regjistruara jashtë Maqedonisë, në një prej hetimeve më të mëdha ndërkombëtare ishte grup i organizuar kriminal që ka kryer sulme shumë të sofistikuara, gjegjësisht me lëshimin e viruseve kompjuterike nga bankomatet ka vjedhur 3,2 milionë dollarë.

Ja çka parasheh ligji në Maqedoni

Përpunimi dhe keqpërdorimi i kartelave të rreme bankare është vepër penale, për të cilën në bazë të Kodit Penal të Maqedonisë, parashihet burg deri në tetë vite. Ai i cili do të përpunojë kartelë të rreme bankare për ta përdorur si të vërtetë, apo të njëjtën ia jep dikujt tjetër për ta përdorur, dënohet me burg prej gjashtë muaj deri në pesë vjet si dhe gjobë të paraparë me ligj, thuhet në Kodin penal. Në raste kur bëhet fjalë për shumë më të madhe të të hollave të cilat do ta keqpërdoren nga kryerësi i veprës, thuhet se dënimi me burg është prej një deri tetë vjet. Ndërsa, kur bëhet fjalë për anëtarë të grupit, grup, bandë ose pjesë të grupit kriminal, parashihet dënim prej së paku katër vjet. Nëse këtë vepër penale e kryen person juridik, gjegjësisht firmë, parashihet dënim me kusht dhe në të holla.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button