Gruevski: Gjatë bisedimeve me BDI-në për Qeveri, janë përzier faktorët e huaj

“VMRO-DPMNE mori numër më të madh të mandatave dhe ka përpjekje që ajo të luhet”, ka thënë lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski gjatë takimit me ambasadoren e Republikës së Turqisë, Erkall Kara, njofton Portalb.mk.

“Në vazhdim u theksua se, pas gjithçka, përsëri ka pasur zgjedhje korrekte dhe demokratike në të cilat VMRO-DPMNE fitoi legjitimitet të ri në zgjedhje të cilat askush nuk i kontestoi, edhe pse kishte ndikime të caktuara, të cilat i kanë ndihmuar subjekte të caktuara në vitin përpara zgjedhjeve. Pasi fituam më shumë mandate, tani kemi situatë ku ka përpjekje që të luhet  ajo, gjë që nuk është mirë për shtetin, krijon kriza të reja dhe për atë partia  vlerëson se situata është e pjekur për zgjedhje të reja. Në 20 ditët e para pas ndarjes së mandatit pati bisedime për formim të koalicionit me BDI-në. Në atë periudhë ashtu siç shihet ka pasur përzierje të faktorëve të jashtëm duke i përfshirë edhe shtetet fqinjë që rezultoi me platformën e re të partive shqiptare”, thuhet në kumtesën e partisë.

Në kumtesë gjithashtu thuhet se Maqedonia ka Marrëveshje Kornizë, e cila është nënshkruar në vitin 2001 me ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare, por edhe nga të gjitha palët e involvuara të cilët thanë se nuk a mundësi që përsëri të bisedohet për Marrëveshjen e Ohrit.

Sipas VMRO-DPMNE-së, Platforma Shqiptare është përpjekje që përsëri të bisedohet për Marrëveshjen e Ohrit.

Nga ana tjetër, ambasadorja e Turqisë ka thënë se shteti i tyre është shtet mik i Maqedonisë, e cila dëshiron që ta sheh shtetin stabil dhe nëse ekziston mundësi, Turqia është e gatshme që t’i ndihmojë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button