Ja në sa ora zgjohen njerëzit më të suksesshëm në botë
Sipas të thënave të tyre, në intervista të ndryshme, disa nga njerëzit më të fuqishëm në botë e vënë alarmin shumë, por shumë herët.
CEO i kompanisë Xerox, Ursula Burns, zgjohet në 5:15 çdo ditë (dhe dy herë në javë bën stërvitje me trajner personal në 6:00).
Michelle Obama e fillon gjimnastikën e saj në 4:30.
Bashkëthemeluesi i Twitter, Jack Dorsey, zgjohet në 5:30 dhe zakonisht bën meditim ose joga.
CEO e PepsiCo, Indra Nooyi, tregon se nuk mund të zgjohet pas orës 4:00, megjithëse punën në zyrë e fillon në orën 7:00.
Presidenti i Walt Disney Company, Bob Iger, ngrihet nga krevati i tij në orën 4:30 çdo mëngjes.
CEO e Apple, Tim Cook, zgjohet në… 3:45 të mëngjesit (!) dhe gjëja e parë që bën është të kontrollojë e-mail-et e tij.