Guteresh është i gatshëm për pajtim të Ballkanit Perëndimor

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Antonio Guteresh porositi se është i gatshëm që të gjitha iniciativat në drejtim të zgjidhjes së çështjeve të ngecura dhe pajtimit të Ballkanit Perëndimor dhe e theksoi rolin pozitiv të Malit të Zi në përforcimin e bashkëpunimit rajonal.

Mediat malazeze transmetuan se presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq ka marrë një letër nga Guteresh në të cilën ai thekson se mundësia që të kthehet me qëllim që edhe njëherë t’i shërbejë KB-së nuk është vetëm një privilegj i madh, por edhe se në të ngrihet një ndjenjë e thellë e bindjes dhe përgjegjësisë.

“Sfidat e sotme globale janë të ndërlikuara dhe vetëm inspirojnë në qasje të bindur, me ç’rast sekretari i përgjithshëm punon së bashku me partnerët e tij dhe i le shërbimet e tyre në dispozicion me qëllim që të gjenden zgjidhje në dobi të të gjithëve”, porosi Guteresh.

Ai theksoi se gëzohet në bashkëpunimin e afërt me Malin e Zi gjatë mandatit, transmeton Tanjug.

“Bashkëpunimi ynë do të jetë i duhur për gjetjen e zgjidhjeve të duhura për sfidat globale siç janë ndryshimet klimatike dhe realizimi i Agjendës për zhvillim të qëndrueshëm deri në vitin 2030. Gjithashtu dua ta theksoj rolin pozitiv të Malit të Zi në përforcimin e bashkëpunimit rajonal dhe shpreh gatishmëri t’i mbështes të gjitha iniciativat në drejtim të zgjidhjes së çështjeve të ashpra dhe pajtimit të Ballkanit Perëndimor”, qëndron në letrën e Guteresh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button