Shkup, digjet një barakë me shishe të plastikës

Një barakë e vjetër e cila është shfrytëzuar si depo për mbeturina për shishe të plastikës mbrëmë është djegur në Shkup.

MPB-ja kumtoi se në orën 03:11 në NJIK (njësia për informacione dhe komandë) Shkup nga ana e një të punësuari në Brigadën për mbrojtje kundër zjarreve, është paraqitur se në Shkup në rr. “Lisiçe e Epërme”-Rasadnrik, “Cvetan Dimov”, është shkaktuar zjarr në një barakë të vjetër prej rreth 100 metra katrorë, e cila është shfrytëzuar si depo për mbeturina për shishe të plastikës. Zjarri me siguri është shkaktuar nga një koftor për të cilin pronari ka pohuar se nuk ishte ndezur. Zjarri është lokalizuar nga ekipi i zjarrfikësve Shkup. Kontroll do të kryhet gjatë ditës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button