Takohen krerët e shtetit për Asociacionin, Demarkacionin e FSK-në

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zhvilluar një takim të përbashkët me kryeparlamentarin Kadri Veseli dhe kryeministrin Isa Mustafa.

Sipas kumtesës së presidencës, në këtë takim është biseduar për vazhdimin e koordinimit të përbashkët për jetësimin e obligimeve ndërkombëtare që Kosova është zotuar t’i realizojë.

“Në kuadër të përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore, ata janë pajtuar që të vazhdohet me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, të përmbyllet demarkacioni me Malin e Zi dhe të punohet për transformimin e FSK-së në ushtri të Kosovës”, thuhet në njoftimin e presidencës, transmeton Koha.net.

Në njoftimin e presidencës theksohet se këta hapa “përveç që do të mundësojnë përmbylljen e integrimit të plotë të komunitetit serb në institucionet e Kosovës, do t’i hapin rrugë edhe liberalizimit të vizave për qytetarët e Republikës së Kosovës, por edhe konsolidimit të mëtejshëm të shtetësisë dhe sovranitetit të shtetit të Kosovës”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button