Presidenti i SHBA-së ndryshon sërish mendjen

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp, paralajmëroi se do të lejoi hyrjen në vend të njerëzve, të cilët dëshirojnë të adhurojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Gjatë vizitës së tij të parë në shtabin e Komandës Qendrore të ushtrisë amerikane tha se ai mbështetë fuqishëm NATO-n.

Dhe përderisa ai gjatë fjalimit shpesh u përqendrua në sigurinë e brendshme, ai me asnjë fjalë nuk përmendi dekretin e tij për të ndaluar hyrjen në Amerikë të shtetasve nga shtatë shtete me popullatë shumicë myslimane.

Tramp me këtë rast tha se vendi ka nevojë për programe, në mënyrë që ti lejohet hyrja në vend njerëzve që adhurojnë Amerikën dhe që të pamundësohet hyrja e atyre, të cilat dëshirojnë të shkatërrojnë vendin.

Ai gjithashtu premtoi se Uashingtoni dhe aleatët do të mposhtin forcat e vdekjes së terrorizmit radikal islamik dhe se ekstremistët radikalë do të pamundësohen që të vendosin qendra në tokën amerikane,transmeton rtv21.tv

Ndërkohë, kanali televiziv Fox News, ka transmetuar pjesën e dytë të intervistës me presidentin amerikan, me ç’rast Tramp tha se Uashingtoni nuk e di me saktësi se çfarë është duke ndodhur në Ukrainë, por paralajmëroi se administrata e tij do ta zbuloi këtë.

Gazetari Bill O’reilly gjatë intervistës konstatoi se menjëherë pas bisedës telefonike, të cilën Tramp e ka zhvilluar me presidentin rus, Vlladimir Putin, separatistët pro-rusë ka përshkallëzuar dhunën në pjesët lindore të Ukrainës dhe e pyeti Trampin se a e ka cilësuar këtë si një fyerje ndaj tij.

Tramp u përgjigj se nuk është ndier i fyer dhe se nuk di saktësisht se çfarë është duke ndodhur atje. Ai më tutje shtoi se administrata e tij nuk e di se a mund të kontrollohen apo jo forcat pro-ruse në lindje të Ukrainës, por qartësoi se këtë do ta zbuloi shumë shpejtë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button