Shoqatat Ekologjike: Politikanët të mos e shfrytëzojnë ndotjen e ajrit për “qërim hesapesh”

“Qytetarët e Shkupit më Shumë se dhjetë ditë thithin ajër ekstrem të ndotur. Ndotja i ka tejkaluar të gjitha kufijtë maksimal dhe është kërcënim serioz për shëndetin e të gjithëve, pavarësisht moshës dhe gjendjes shëndetësore”, thanë në konferencën e sotme për shtyp, 7 shoqatat ekologjike me rastin e ndotjes enorme të ajrit në Shkup gjatë ditëve të kaluara, raporton Portalb.mk.

Ata e përshëndesin hapin e Qytetit të Shkupit për transport urban falas, por theksojnë se nëse plotësisht nuk ndalohet lëvizja e automobilave në zonën qendrore të Shkupit, kjo masë nuk do të arrijë kurrfarë rezultate në drejtim të uljes së ndotjes së ajrit.

Nga shoqata ekologjike “Eko-vetëdije” urgjentisht kërkojnë që të ndërmerren aktivitete shtesë dhe masa për zvogëlimin e ndotjes.

“Duhet te ndërmerren masa për ndotjen e ajrit, që tre vite nuk është ndërmarrë asgjë. Ne si OJQ tre vite punojmë në këtë çështje dhe kemi krijuar plan për masat që duhet të aplikohen. Vitin e kaluar kemi bërë konferencë, në të cilën e pamë që vetëdija rritet gjithnjë. Nuk kemi të dhëna zyrtare për gjendjen e ajrit ne krahasim nga vitet e kaluara”, tha anëtarja e shoqatës “Eko-vetëdije”, Nevena Smilevska, transmeton Portalb.

Nga Qendra për Gjelbërim, thonë se politikanët nuk guxojnë ta shfrytëzojnë ndotjen e ajrit për “qërim hesapesh” politike, por as të motivojnë fjalosje ndërqytetare. Sipas tij të gjithë qytetarët duhet të ndërmarrin masa për përmirësimin e gjendjes.

“Të gjithë jemi fajtor, ambienti është ai dhe ne duhet të gjithë të punojmë për ta ulur ndotjen e ajrit. Ajo [farë u apeloj partive politike është që qytetarëve t’u japin udhëzime se si të sillen në situata të ndryshme që të ulet niveli i ndotjes së ajrit. Duhet secili qytetarë të ndërmarrë masa për të përmirësuar gjendjen e ajrit, ka familje që ngrohen me materiale helmuese. Kjo nuk duhet të bëhet. Apelojmë edhe te institucionet, që të kyçen në matjen e cilësisë së ajrit edhe jashtë Shkupit. Duhet të rinovohen edhe veturat të cilat ndikojnë në ndotjen e ajrit, nëse nuk munden qytetarët të blejnë të reja”, tha Metodija Sazdov nga Qendra Maqedonase për Gjelbrim.

Nga ana tjetër, Qendra për Ndryshime Klimatike thotë se përveç transportit publik falas, duhet të aplikohen  edhe ide tjera për zvogëlim të ndotjes.

“Nga të dhënat e deritanishme shohim se është ndryshuar një veprim, i cili është transporti publik falas. Edhe pse është trafiku pa pagesë sërish nuk kemi përdorim të tij. Duhet te aplikohen masa dhe ide tjera”, tha Filip Stojanovski nga Qendra për Ndryshime Klimatike. /Portalb

LEXO: Qytetarët e Shkupit vazhdojnë të thithin ajër të ndotur

LEXO: Ndotja e ajrit: Shkupi e ka arritur Pekinin (VIDEO)

LEXO: E pabesueshme por e vërtetë: Komuna maqedonase akuzon Kosovën se po ia helmon ajrin (FOTO)

LEXO: “Megjashi”: Vdekshmëria më e madhe e fëmijëve vjen nga ajri i ndotur

LEXO: Ndotja e ajrit, 25 herë më e lartë se niveli i lejuar

LEXO: Maqedonia e 17-ta, në “top listën” botërore për ajër të ndotur

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button