Sot publikohen rezultatet e testimit ekstern

Në shkollat e mesme do të publikohen rezultatet nga testimi ekstern i nxënësve nga vitet e fundit.

Qendra Shtetërore e Provimit sot njoftoi se ankesë për rezultatet do të mund të dorëzohet nëpër shkolla ku nxënësve do t’u mundësohet kontroll i testit, ndërsa rezultatet përfundimtare do të publikohen më së voni deri më 13 shkurt.

Për nxënësit të cilët arsyeshëm kanë munguar, do të organizohet testim plotësues i cili do të realizohet më 27 shkurt dhe 2 mars.

Qendra Shtetërore e Provimeve thekson se sesioni i janarit për verifikimin ekstern të arritjeve të nxënësve nga vitet e fundit të arsimit të mesëm ka kaluar në rendin më të mirë dhe përgjithësisht pa probleme.

“Me testimin janë përfshirë 19.178 nxënës të cilët janë testuar në dy lëndë në dy ditë. Nga ana e shkollave janë paraqitur vetëm 4 pyetje me probleme teknike nga gjithsej 103.300  pyetje nga baza e publikuar (dy pyetje me përkthim jo të plotë, një pyetje e dyfishtë dhe një pyetje me dy distraktorë të njëjtë). Këto pyetje janë pezulluar dhe fshirë nga baza me ç’rast nxënësit nuk do të dëmtohen”, njofton Qendra Shtetërore e Provimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button