“S’mbaj sekrete nga Messi”

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique, insiston se ai nuk mban sekrete nga ylli i skuadrës, Lionel Messi.

Madje Enrique pohoi se do të ishte çmenduri që të mbante sekrete me lojtarin e tij dhe të mos fliste rregullisht me të.

“Unë flas normalisht me lojtarët e mi për çdo situatë dhe nuk mbaj sekrete me ta”.

“Çdo trajner flet me lojtarët e tij. Paramendojeni të mos flas me Lionel Messi – do të ishte qesharake”.

“Këto gjëra ndodhin çdo ditë, përfshirë edhe me lojtarë të tjerë, por nuk dua të futem në detaje të këtyre bisedave”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button