Moti sot në Maqedoni

Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të përkohshme të shiut, më të shpeshta deri në orët e paradites. Nëpër male do të ketë reshje të përkohshme të borës. Do të ketë kushte për paraqitje të bubullimave, posaçërisht në juglindje. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i ndryshueshëm, ndërsa pasdite erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura do të lëvizë nga pesë deri në 12 gradë Celsius.

Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme dhe me reshje të përkohshme të shiut, më të shpeshta deri në orët e paradites. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi i ndryshueshëm, ndërsa pasdite e dobët deri në mesatare nga drejtimi verior.

Temperatura do të arrijë deri në tetë gradë Celsius.

Nga fundi i javës së punës do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale të shiut dhe borës.

Të gjitha të drejtaj janë të mbrojtura.Ky material nuk mund të deponohet, botohet, transmetohet, korjohet dhe sërish të distribuohet në çfarëdolloj forme, pa leje me shkrim nga Ajencia Informative e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button