Reagojnë shoqatat e grave: “Padrejtësitë në burgje kanë arritur kulmin”

Këshilli kombëtar për barazi gjinore thotë se padrejtësitë në burgje kanë arritur kulmin. Kryetarja e kësaj shoqate, Savka Todorova, thotë se deri para 10 vjetësh kishin bashkëpunim më burgun e Idrizovës, ku kanë organizuar punëtori për risocializimin e grave të burgosura. Por, pas ndryshimit të rregullores për qasje në burgje, ku kërkohej leja e Drejtorisë për zbatimin e sanksioneve, kanë hasur në bllokim total, shkruan TV 21.

Nga Shoqata për emancipim, solidarizim dhe barazi të grave thonë që e drejta për mbrojtje shëndetësore garantohet me ligj dhe me konventat ndërkombëtare. Borjan Pavlovski, koordinatori i programit për shëndetit të grave, thotë se nga kjo e drejtë nuk duhet të privohen as të burgosurat.

Numri i dyfishuar i të burgosurve, konfirmohet edhe në të dhënat zyrtare të burgut të Idrizovës. Sipas dokumentit të siguruar nga TV21, kapaciteti i këtij burgu është për 1.000 persona, kurse për momentin në Idrizovë vuajnë dënimin 2.002 të burgosur. Prej tyre 105 femra janë të burgosura në repartin e grave, si burgu i vetëm me repart  në tërë territorin e Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button