E pabesueshme por e vërtetë: Komuna maqedonase akuzon Kosovën se po ia helmon ajrin (FOTO)

Në komunikatën e komunës, që e botoi portali sdk.mk, thuhet se pas publikimit të të dhënave nga stacioni matës në Karposh për ndotjen enorme dhe praninë e 1.218 miligramë grimca PM10 (maksimumi i lejuar është 50 miligramë) të shtunën mbrëma “shumë qytetarë janë paraqitur për të kallëzuar ndotësit e mundshëm”, shkruan Express.

“Sipas kallëzimeve dhe xhirimeve të banorëve të Karposhit, në periudhën e ndotjes më të madhe, nga vendet më të larta të Karposhit (te manastiri “Shën Pantelejmoni” ) është vërejtur një re duke lëvizur përgjatë rrjedhës së lumit Lepenc drejt Karposhit”, thuhet në komunikatën e komunës, e cila po përqeshet në rrjetet sociale si absurde dhe shmangie nga përgjegjësia e pushtetit lokal.

Për ta forcuar pohimin për “helmimin nga Kosova”, Komuna në ueb-faqen e vet ka publikuar edhe një fotografi si “paraqitje grafike” që, sipas saj, provon se nga kanë ardhur grimcat PM. Gjithashtu përmend edhe se, “këto grimca helmuese vijnë nëpër rrugën e Kaçanikut” dhe se me siguri janë nus-produkt i “çimentores më e madhe në Kosovën fqinje, por edhe e kapaciteteve tjera më të vogla industriale për prodhimin e gjipsit dhe materialeve tjera ndërtimore”. Si kapak, në komunikatën, thuhet se “komuna pret nga shërbimet kompetente shtetërore  ta identifikojnë lokacionin e ndotësit më të madh dhe të reagojnë në mënyrë përkatëse të reagojnë për të penguar incidentet e këtilla”.

komuna-karposh-ndotja_1486399008-7136285

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button