“Turqia, partner strategjik dhe vend aleat i shqiptarëve”

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), Abdi Baleta, në një prononcim për Anadolu Agency (AA), ka folur për disa çështje, duke u ndalur kryesisht tek marrëdhëniet Shqipëri-Turqi, organizata terroriste FETO, roli i Turqisë në rajon dhe veçanërisht në Shqipëri, zhvillimet në Turqi, etj.

Baleta thekson se e njeh mirë Turqinë pasi për një kohë të gjatë ai ka punuar si diplomat dhe ka patur shumë kontakte dhe vizita drejt këtij vendi.

Duke folur për rëndësinë e marrëdhënieve shqiptaro-turke, ai shprehet se e konsideron Turqinë si një partner strategjik të shqiptarëve dhe një aleat absolut, si vendi më i fuqishëm në rajon. “Nevojën strategjike të Shqipërisë duhet ta përcaktojmë me 3 rrathë. Në rrethin e parë që përfaqëson Ballkanin aleati dhe partneri strategjik i Shqipërisë është Turqia. Tek Evropa Gjermania, ndërsa në botë SHBA-ja.”

Ndërsa për sa i përket rëndësisë së Turqisë në rajon, Baleta thotë se ky vend ka pësuar ndryshime shumë të rëndësishme kohët e fundit.

Sipas tij ka një dallim të madh të Turqisë së mëparshme dhe asaj që është tani. “Fakti që tentativa për grusht shteti në Turqi dështoi do të thotë se ky vend ka ndryshuar. Ka ndryshuar ekonomia, ka ndryshuar roli politik dhe ka ndryshuar mendësia politike atje”, shprehet ai. Ish-diplomati në vijim thotë se dëshiron që të ketë një Turqi të forte dhe i përgjigjet kritikëve ndaj Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, duke thënë se “ai sot është Turqia dhe përfaqëson Turqinë dhe e di ai se çfarë është më e mirë për atë vend. Unë uroj që puna të mos i shkojë dëm.”

Analisti thotë se përshëndet çdo hap i cili ndërmerret në interes të atij vendi, ndërsa duke iu referuar referendumit për ndryshimet kushtetuese atje Baleta thotë se një sistem i ngjashëm është shumë i nevojshëm jo vetëm për Turqinë, por edhe për Shqipërinë. Sipas tij sistemet janë më të pranueshme kur i shërbejnë më mirë vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button