Maqedoni, shtrenjtohet dizeli dhe benzina

Çmimet e shitjes me pakicë të EUROSUPER BS-95 dhe të EURODIZEL (D-E V) nga mesnata rriten për 0,50 denarë për litër, kumtoi sot Komisioni Rregullator për energjetikë.

Çmimi i ri i EUROSUPER BS-95 do të arrijë 66,50 den/lit, ndërsa i EURODIZEL (D-E V) 53,00 den/lit.

Çmimi i shitjes me pakicë i EUROSUPER BS-98 nuk ndërrohet, përkatësisht mbetet 68,50 den/lit.

Për një denarë shtrenjtohet Ekstra vaji i lehtë për amvisëri dhe do të arrijë 42,00 den/lit.

Çmimi i shitjes me pakicë i mazutit M-1 NS, sërish, zvogëlohet për 0,680 denarë dhe një kilogram do të kushtojë 27,845 denarë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button