Arifi: Kemi pasur takim konstruktiv me LSDM-në (VIDEO)

16:00

Nënkryetarja e BDI-së, Teuta Arifi pas takimit me përfaqësuesit e LSDM-së tha se në tavolinë i kanë lënë kërkesat e tyre, njofton Portalb.

Ajo nuk ka dashur asgjë më shumë që të flet në lidhje me takimin, përveç asaj se kanë pasur bisedime konstruktive dhe se megjithatë fjalën përfundimtare e ka kryesia.

——————————————————————————-

Gjatë kësaj jave pritet intensifikimi i bisedimeve për formimin e qeverisë së re, në këtë drejtim sot janë takuar grupet e punës së BDI-së dhe LSDM-së.

Mësohet se LSDM-ja përfaqësohet nga zv/ kryetarja Radmilla Sheqerinska, sekretari i përgjithshëm Oliver Spasovski dhe Renata Deskoska. Ndërsa nga BDI-ja në takim marrin pjesë nënkryetarët Izet Mexhiti, Teuta Arifi dhe Nevzat Bejta.

Video – TV21

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button