Lugina e Shkupit më e ndotura, nga pasditja pastrim i mjegullës

Lugina e Shkupit këtë mëngjes është më e ndotura. Përqendrime më të larta në orën tetë janë të matur në Gazi Babë 48621 mikrogramë për metër kub, Lisiçe 436,82, tek Rektorat 375,69, Karposh 251,55 dhe në Milladinovcë 111,93 mikrogramë.
Përqendrime më të larta janë matur edhe në Kavadar prej 235,14 mikrogramë, Kumanovë 115,37, Veles 93,59, Kërçovë 58,86, Tetovë 50,90 për qind.
Në qytetet tjera përqendrimet janë në kufirin e lejuar maksimal deri në 50 mikrogramë.
Siaps DPHM, nga pasditja pritet ndryshim i motit dhe pastrim i mjegullës. Në luginën e Shkupit pritet ndryshim nga fundi i ditës dhe gjatë natës. Do të fryjë erë e përforcuar nga drejtimi juglindor dhe reshje të shiut.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button