Turqi, dhjetëra të plagosur

Gjatë dy aksidenteve rrugore zinxhir në Konya janë lënduar së paku 38 persona, raporton Anadolu Agency (AA).

Në aksidente u përfshinë më shumë se 40 automjete, ndër të cilët një autobus urban.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të mjegullës së dendur dhe ngricave në rrugë.

Personat e lënduar janë shtruar në spital, ndërsa disa prej tyre janë në rrezik për jetën.

Ekipet policore kryejnë hetimet në vendngjarje, ndërsa kjo pjesë e rrugës është mbyllur për komunikacion.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button