Mesazhi publik i nënës për të bijën: Të lutem, vishu si vajzë

Rubrika “Ka një mesazh për ty”, ka pasur protagoniste një nënë, Menka, e cila kishte ardhur për t’i bërë surprizë dhe njëkohësisht një kërkesë të madhe së bijës. Prej vitesh, vajza e saj Joana, e ka gjetur veten mes një stili mashkullor, me xhinse, këmishë e çdo detaj tjetër që në pamje të parë të ngjan me një djalë.

Ky fakt ka qenë gjithmonë problem për të ëmën, me të cilën Joana nuk ka pasur një komunikim të hapur gjatë këtyre viteve. Si asnjëherë më parë, Menka mori guximin publikisht për t’i bërë së bijës një kërkesë që e mundon prej shumë vitesh – të vishet si vajzë.

Pasi erdhi në studion e “E diela shqiptare” dhe pa të ëmën pas ekranit, Joana e kishte të qartë për çfarë e kishte ftuar. Por qëndroi e vendosur deri në fund dhe deklaroi shkurt: “Kjo është zgjedhja ime personale…. Sa herë më pyesin “Pse vishesh kështu?” më vënë shumë në siklet…” tha ajo duke shtuar se me këtë stil, ajo ndihet më komode dhe nuk ka ndër mend ta ndryshojë stilin e veshjes.

E gjendur mes kësaj vendosmërie të së bijës, e ëma Menka, kërkoi të paktën që në të ardhmen ato të dyja të flisnin më shumë me njëra-tjetrën. Megjithëse Joana do të vazhdojë stilin dhe natyrën e saj, kjo nuk e pengon dashurinë e nënës së saj, me të cilën në të ardhmen, ajo premtoi se do të flasë më shumë me të. Nga sot e tutje, ato nuk do të jenë vetëm nënë e bijë, por edhe dy mikesha të ngushta.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button