Fillojnë bisedimet e mekanizmit trepalësh për armëpushimin në Siri

Fillojnë në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana, bisedimet teknike në lidhje me mekanizmin e përbashkët, me qëllim për të ndjekur dhe për të siguruar armëpushimin mes regjimit të Bashar al Asadit dhe opozitarëve në Siri, raporton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacioneve të marra nga burimet e Ministrisë së Jashtme të Kazakistanit mësohet se në bisedimet që zhvillohen në muzeun ushtarak të Forcave të Armatosura të Kazakistanit do të diskutohet për mekanizmin trepalësh që përbëhet nga Turqia, Rusia dhe Irani.

Ndër të tjera bëhet e ditur se në bisedime do të marrin pjesë edhe zyrtarë të Kombeve të Bashkuara.

Në takimin e mbajtur më 23-24 janar në Astana nën udhëheqjen e Turqisë dhe Rusisë ishte diskutuar për masat që do të merreshin për forcimin e armëpushimit. Në takim krahas Iranit dhe SHBA-ve morën pjesë edhe përfaqësues të regjimit të Asadit dhe nga opozitarët ushtarakë të Sirisë.

Turqia, Rusia dhe Irani ishin dakorduar për formimin e mekanizmit të monitorimit dhe kontrollit të përbashkët mes tyre për zbatimin dhe forcimin e armëpushimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button